SPORT, 18 Gusht 2025, 18:47

E bujshme nga Anglia! Kivu nuk bindet nga Zomer, Interi mendon kthimin e Onana

E bujshme nga Anglia! Kivu nuk bindet nga Zomer, Interi mendon kthimin e Onana

Andre Onana mund të bëjë një prapakthehu të bujshëm në Itali dhe në moshën 29-vjeçare, të veshë përsëri fanellën e Interit. Ky lajm vjen nga mediat britanike, të cilat kanë zbuluar se zikaltrit janë në kërkim të një portieri të ri, pasi me sa duket Kivu nuk është i bindur plotësisht nga Zomer.

“The Sun” bën të ditur se kontaktet mes Interit dhe Onana kanë vazhduar, sidomos pasi gardiani kamerunas u la jashtë ndeshjes së parë të sezonit nga trajneri Amroim. Mançester Junajtid e ka bërë të qartë që është në kërkim të një portieri të ri dhe për Onanan sinjali është i qartë që duhet të kërkojë një sistemim tjetër nëse synon të luajë.

Ai raportohet se e sheh pozitivisht idenë e kthimit te Interi, ku ndihmoi skuadrën të shkonte deri në finalen e Ligës së Kampioneve. Ndaj mund të ketë zhvillime interesante në këtë drejtim, gjithmonë nëse gjendet një akord i përshtatshëm financiar për të gjitha palët e përfshira.