SPORT, 17 Gusht 2025, 15:13

Rekordi i Nejmar do të dukej qesharak, Reali refuzon ofertën e çmendur për Mbape

Rekordi i Nejmar do të dukej qesharak, Reali refuzon ofertën e

Real Madrid ka refuzuar një shifër të çmendur për Kilian Mbape, edhe pse do të ishte rekordi i ri i transferimeve në merkato dhe do të bënte që ai i vendosur nga Nejmar të dukej qesharak në krahasim me të.

Sipas “Defensa Central”, sheikët në Arabinë Saudite kishin bërë gati një ofertë marramendëse për Real Madrid, duke propozuar 350 milionë euro për kartonin e Kilian Mbape i cili do të transferohej në një nga klubet saudite, Një shifër që do të linte shumë pas rekordin e transferimeve më të shtrenjta të vendosur nga PSG me blerjen e Nejmar për 222 milionë euro.

Por përgjigja ka qenë një “jo” e shpejtë e Florentino Perez. Ai ka bërë të qartë se sulmuesi është shtylla kryesore e klubit të tij, arsye pse e ndiqte prej vitesh. Ndaj ka refuzuar edhe të diskutojë këtë mundësi transferimi të tij, pavarësisht shifrave marramendëse.