TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një i ri shqiptar u paraqit në gjykatë në Angli, i akuzuar për grabitjen e rezidencës luksoze të futbollistit Raheem Sterling ndërsa ai përfaqësonte Anglinë në Kupën e Botës. Emiliano Krosi, 23 vjeç, dyshohet se ka marrë pjesë në 33 vjedhje, duke përfshirë grabitjen e shtëpisë me vlerë 7 mln paund të sulmuesit të Chelsea në Oxshott, Surrey, në dhjetor të vitit të kaluar.
Në banesë u vodhën bizhuteri dhe ora me vlerë 300 mijë paund. Sterling, 28 vjeç, u largua nga banesa vetëm disa orë përpara ndeshjes vendimtare të Anglisë me Senegalin në Katar vitin e kaluar. Sulmuesi u intervistua nga detektivët që hetonin vjedhjen përpara ndeshjes së Anglisë në çerekfinale kundër Francës, të cilën e humbën.
Shqiptari Krosi, banues Southend-on-Sea, Essex, kishte mbërritur vonë në gjykatë pasi furgoni i burgut që transportonte të pandehurin nga HMP Wandsworth u prish. Krosi, foli në gjyq vetëm për të konfirmuar emrin e tij përmes një përkthyesi në gjuhën shqipe. Ai u përfaqësua nga avokati mbrojtës Graham Blower. Çështja u shty dhe një gjyq dhjetë ditor para gjykatësit Rufus Taylor u caktua për në shkurt të vitit të ardhshëm.