TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mëngjesi në Madrid nisi me lajmin e dëmtimit të mbrojtësit Dani Karvahal. Një humbje për Ançelotin, e megjithatë trajneri i Realit nuk e ka humbur sensin e tij të humorit para nisjes së një tjetër sezoni në Ligën e Kampioneve. Reali do të presë Unionin e Berlinit në “Bernabeu” dhe objektivi është vetëm fitorja.
OBJEKTIVI – “Objektivi parësor është ndeshja ndaj Unionit dhe që duam ta fitojmë. Më pas vijnë të tjerat. Nëse flasim në tërësi për sezonin në Champions, si fillim të kalojmë fazën e grupeve, 1/8 e finaleve, çerekfinalet… Duam të shkojmë deri në fund”.
FAVORITËT PËR TROFEUN – “Mançester Siti është favorit, sepse ka një skuadër që e ka lejuar të fitojë vitin e kaluar dhe nuk ka ndryshuar shumë. Por në Champions League, si gjithmonë, në pjesën e fundit ka surpriza. Unë e shoh Realin e Madridit si një ekip që është në gjendje të garojë deri në fund. Ne kurrë nuk mendojmë se jemi favoritë, ashtu siç nuk mendoj se Siti mendon kështu. Ata fituan vitin e kaluar, ndaj mund të thuash se janë favoritët”.
BISEDA ME MODRIÇ – “Luka është mirë dhe ne flasim si zakonisht siç bëj dhe me lojtarët e tjerë. Marrëdhënia personale është shumë e mirë. Profesionalisht, ndonjëherë mund të ndodhë që ai të mos luajë si më parë. Por marrëdhënia njerëzore është gjithmonë fantastike. Nesër do të jetë zëvendësues… jo, ai do të luajë që nga minuta e parë!”
UNIONI I BERLINIT – “Ata janë një ekip i ri në Ligën e Kampioneve, por nëse janë këtu do të thotë se kanë bërë shumë mirë. Ata kanë organizim të mirë në mbrojtje, janë solid dhe luajnë me intensitet. Ne i kemi studiuar mirë dhe shpresojmë se do të bëjmë një paraqitje pozitive dhe mbi të gjitha të fitojmë”.
NADAL PRESIDENT I REALIT – “Kohën që kam kaluar këtu kam pasur një president që është Florentino Perez dhe ai po bën një punë fantastike, ndaj nuk mund të mendoj për një president më të mirë. Jemi shumë krenarë që Nadal, të cilin e admirojmë plotësisht, është një tifoz i vërtetë i Madridit”.