SPORT, 20 Shtator 2023, 23:04

Inter merr një barazim mes vuajtjesh ndaj Real Sociedad, Napoli "rrëmben" fitoren ndaj Bragës pas një autogoli

Inter merr një barazim mes vuajtjesh ndaj Real Sociedad, Napoli

Ndeshjet e para të grupeve në Champions League kanë dhuruar emocione të forta edhe për ekipet italiane. 

Interi ka arritur të marrë një barazim në transfertë mes vuajtjesh me ekipin e Real Sociedad. 

Ndeshja u zhbllokua që në minutën 4', kur Mendez shënoi për vendasit, ndërkohë Inter u vu disa herë në pozitë të vështirë në portë. 

Rezultati u barazua nga Lautaro Martinez në minutën 87'. 

Nga ana tjetër, Napoli ka arritur një fitore me Bragën, një ndeshje e cila dukej jo e vështirë në letër, megjithatë napoletanët arritën të fitojnë vetëm pas një autogoli të Niakate, në fund të ndeshjes në minutën 88'. 

Rezultatet e ndeshjeve të Champions League: 

Inter merr një barazim mes vuajtjesh ndaj Real Sociedad, Napoli