SPORT, 25 Gusht 2023, 22:51

U pajis me pasaportë shqiptare, Hoxha gjen rrugën e rrjetës! Ish-mesfushori i Tiranës i kundërpërgjigjet me dopietë

U pajis me pasaportë shqiptare, Hoxha gjen rrugën e rrjetës!

Arbër Hoxha, sulmuesi i cili luan për Slaven Belupon në Kroaci dhe ka tri ndeshje me Kosovën e është përfolur disa herë për t’u grumbulluar me kuqezinjtë, është pajisur me pasaportë shqiptare. Ndërkohë mbrëmjen e sotme, 24-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës në duelin ndaj Goricës.

Hoxha realizoi në minutën e 50-të, duke vendosur baraspeshën e përkohshme 1-1. Ky ishte realizimi i dytë në 6 javë e para të kampionatit kroat për sulmuesin shqiptar.

Ndërkohë vlen të theksohet fakti se 2 golat për skuadrën e Goricës, i realizoi ish-mesfushori i Tiranës, Merveil.