TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Partizani kërkon historinë në Kazakistan, aty ku përballë ka skuadrën e Astanës në një ndeshje mjaft delikate.
Dy ekipet janë vetëm një hap larg grupeve të Europës dhe synojnë që të marrin më të mirën në ndeshjen e parë. Ndeshja e kthimit do të luhet një javë më vonë në “Elbasan Arena”.
Sa i përket rreshtimeve, Zekiç duhet të bëjë pa Mbanë dhe Atanaskoskin, teksa Da Silva është lënë jashtë nga vetë stafi teksa në majën e sulmit do të jetë Grezda. Zekiç ka preferuar rreshtimin 4-2-3-1
ASTANA 1-0 PARTIZANI
41′ Lonçar
90’+11’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 ndaj Astanës.
90’+10’ Aksion i shpejtë i të kuqve me Bintsuka e Muratajn të cilët nuk gjejnë kohën për të gjuajtur në zonë dhe në fund janë mbrojtësit që largojnë sferën.
90’+7’ Bintsuka nis një kundërsulm dhe Maget shkon drejt zonës, por ndalet në momentin kur po tentonte gjuajtën.
90’+5’ Harkime radhazi të vendasve në zonën e të kuqve, askush nuk a del që të shqetësojë Qirkon.
90’ Përsëri gol për vendasi dhe përsëri me Tomasov me një gjuajtje të shkëlqyer. Por është edhe një herë vijërojtësi dhe sistemi VAR që e konfirmojnë në pozicion jashtë loje. (SHIH VIDEO)
88’ Zekolli dhe Cara dalin nga fusha e lojës, për t’i bërë vend Bilalit dhe Kekos në fundin e sfidës.
85’ Darbo merr krahun e djathtë, hyn ën zonë dhe shmang me një lëvizje me thembër mbrojtësit duke gjuajtur drejt portës. për fatin e mirë të Qirkos nuk gjen katërkëndorin. (SHIH VIDEO)
83’ Amanoviç lë fushën e lojës, i zëvendësuar nga Tomasheviç.
81’ Aksion mjaft i mirë i Partizanit me Maget i cili nis Carën në të majtën, topi i tij në qendër devijohet nga mbrojtësit para se të mbërrinte te Bintsuka.
78’ Cara nis një top të mirë në zonë në zhvillimin e një goditje këndi, Sota me kokë devijon e në fund Murataj nuk ia del që të kthejë sferën drejt portës. (SHIH VIDEEO)
77’ Një goditje e fortë e Rrapajt largohet nga mbrojtja vendase.
77’ Amanoviç ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Bintsuka, i cili po niste një kundërsulm të shpejtë.
75’ Tomasov provon me një gjuajtje me kokë nga e djathta, Qirko pret në pozicion.
71’ Darbo shkakton faull ndaj Qirkos dhe ndëshkohet me karton të verdhë. Ka momente tensioni në fushë dhe për reagimin e tij e pëson me një të verdhë edhe Murataj.
67’ -71′ E pësojnë përsëri të kuqtë me hapësirat që lënë para mbrojtjes. Tomasov gjuan me të majtën dhe çon topin pas krahëve të Qirkos. Por këtë radhë është VAR-i i cili shpëton të kuqtë edhe një herë për një pozicion jashtë loje. (SHIH VIDEO)
65’ Aimbetov, Ebong dhe Hovhanisian i lënë vendin Tomasov, Kuat dhe Gabishev në radhët e Astanës.
62’ Aksion i shpejtë i Partizanit me Rapajn dhe Carën. Topi kthehet te mesfushori i cili gjuan dhe nuk gjen rrjetën, me topin që shkon jashtë ngjitur me shtyllën. (SHIH VIDEO)
59’ Taipi dhe Mehmeti i lënë vendin në fushë Maget dhe Bintsuka në radhët e të kuqve.
57’ Është Darbo ai i cili tenton këtë herë me kokë, shumë lehtë dhe pa shqetësuar shumë Qirkon.
56’ Aimbetov gjuan përsëri në zonën e të kuqve pas zhvillimit të një goditje këndi, shënjestra e tij çon sferën mbi traversë.
53’ Të kuqtë rrëmbejnë topin pranë zonës kundërshtare dhe Cara gjuan fillimisht drejt portës, duke gjetur përgjigjen e portierit ndërsa më pas Rrapaj fluturon sferën mbi traversë. (SHIH VIDEO)
51’ Është përsëri portieri ai i cili grushton gjuajtjen me kokë të sulmuesit vendas pas një goditje këndi. (SHIH VIDEO)
50’ Qirko bën mrekullinë ndaj gjuajtjes së Aimbetov, duke e devijuar me këmbë jashtë katërkëndorit. (SHIH VIDEO)
48’ Një tjetër top i harkuar nga e djathta e sulmit vendas kalon rrezikshëm para portës së Qirkos dhe përfundon jashtë.
47’ Kundërsulm i shpejtë i të kuqve, Rrapaj provon nga jashtë zonës, me topin që kalon jo shumë lart mbi traversë. (SHIH VIDEO)
46’ Nis pjesa e dytë e takimit pa ndryshime të tjera mes ekipeve.
45’+6′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e vendasve.
45’+4’ Aimbetov del para portës dhe mposht Qirkon, por goli është i pavlefshëm për pozicion jashtë loje. (SHIH VIDEO)
45’+3’ Ourega gjuan edhe ai nga jashtë zonës, Qirko devijon topin mbi traversë. (SHIH VIDEO)
45+1’ Hohaniasian lëshon një gjuajtje nga jashtë zonës në të majtën, topi kalon ngjitur me kryqëzimin e shtyllave. (SHIH VIDEO)
41’ Thyhet muri i të kuqve! Lonçar, pas disa tentativash para zonës, gjen hapësirën për të gjuajtur dhe shënuar golin e avantazhit për vendasit. (SHIH VIDEO)
36’ Pas një aksioni ku topi kaloi nga një krah në tjetrin, Lonçar gjen hapësirën dhe gjuan drejt portës. Qirko është në pozicion dhe kontrollon topin duke qetësuar skuadrën. (SHIH VIDEO)
35’ Goditje këndi dhe dënimi radhazi të Astanës, e cila në këtë mënyrë po mban Partizanin në zonën e vet. Por deri tani, thuajse në asnjë rast nuk ka vënë në vështirësi Qirkon.
30’ Darbo shfaqte para Qirkos dhe gjuan, duke goditur edhe portierin. Sulmuesi sinjalizohet në pozicion jashtë loje, ndërsa gardiani i të kuqve merr ndihmën e mjekëve dhe vazhdon lojën. (SHIH VIDEO)
29’ Aimbetov hyn në zonë nga e djathta dhe gjuan, por për fat nuk ka shënjestrën për të rrezikuar Qirkon.
28’ Astana mundohet të ekzekutojë një goditje këndi nga krahu i djathtë me një skemë, por mbrojtja lexon mirë gjithçka dhe largon rrezikun.
24’ Darbo hyn në zonë dhe pas në kontakti me Prekën rrëzohet, gjyqtari dëgjon sinjalizimin nga VAR-i në kufje dhe pastaj bën shenjë që nuk ka asgjë dhe loja të vazhdojë.
23’ Grezda nuk ia del më pas sprintit të fundit dhe ulet në fushë, Zekiç hedh në fushë Prekën.
21’ Rrapaj dhe Taipi mundohen të nisin në kundërsulm në krahun e djathtë por Grezda mbulohet nga mbrojtësit kundërshtarë dhe nuk përfiton nga pasimi që do e niste drejt portës.
20’ Sota është i ndëshkuari i parë me karton të verdhë, pas një faulli para zonës së të kuqve në nëj aksion që lindi nga një top i humbur i Mehmetit.
17’ Lonçar harkon nga rreth 30 metra një goditje dënimi në zonën e të kuqve, sfera kalon mes lojtarëve pa u prekur dhe shkon në fundore.
14’ Aksion i shpejtë i Partizanit që nis me një kontroll të shkëlqyer të Muratajt. Ky fundit pason për Rrapajn, por ai ndalet në zonë nga mbrojtësit. (SHIH VIDEO)
12’ Një harkim i rrezikshëm nga e majta e sulmit nxjerr Darbo para portës por gjuajtja e këtij të fundit kalon jashtë katërkëndorit. (SHIH VIDEO)
10’ Rrapaj merr topin në mesfushën e vet dhe avancon përpara, por e tepron me mbajtjen e topit dhe nuk shfrytëzon një mundësi të mirë për të krijuar rast të rrezikshëm.
9’ Ourega merr topin në mesfushë dhe pastaj gjen hapësirën për të gjuajtur nga jashtë zonës, duke gjetur përgjigjen e Qirkos në pozicion.
3’ Harkim nga e majta e sulmit vendas, Hadroj kthehet në qendër dhe largon sferën me kokë.
ASTANA: Çondriç, Bejsebekov, Maroçkin, Amanoviç, Vorogovski, Hovhanisjan, Lonçar, Ebong, Ourega, Aimbetov, Darbo
Trajner: G. Babajan
PARTIZANI: Qirko, Zekolli, Kocijan, Sota, Hadroj, Mehmeti, Murataj, Taipi, Rrapaj, Cara, Grezda
Trajner. Z. Zekiç