SPORT, 27 Shkurt 2026, 19:37

Varësi nga Ernest Muçi, Trabzosnpori shënon 3 gola falë futbollistit të Kombëtares!

Varësi nga Ernest Muçi, Trabzosnpori shënon 3 gola falë

Ernest Muçi vazhdon të shkëlqejë me Trabzonsporin.

Sot spikati sërish, ndërsa pas 50 minutave lojë ekipi i tij ishte në avantazh 3 me 1 ndaj Karagumruk.

Muçi dha pasimin e parë në minutën e 20-të, për t’i hapur rrugë Tufan që asistoi tek Onuaçu. Më pas në pjesën e dytë pati meritën kryesore te dy krosimet nga goditja e këndit.

Fillimisht në minutën e 47-të dhe pas tre minuta më vonë, harkimet e tij ishin perfekte. Nuaiu ishte në vendin e duhur, për të plotësuar dopietën personale.

Varsësia e Trabzonsporit nga Ernest Muçi duket qartë. Pas 24 javësh, ekipi qëndron në vendin e tretë dhe duke synuar dy pozitat e para. Kështu ëndrra për Champions ekziston akoma. /Panorama Sport/

Goli i parë i Trabzonspor: (VIDEO)

Goli i dytë i Trabzonspor: (VIDEO)

Goli i tretë i Trabzonspor: (VIDEO)