TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zheremi Mathju, fituesi i Championsit me Barcelonën në 2015-ën tashmë punon në një dyqan Intersport pranë Marsejës.
Francezi u rishfaq në një intervistë me beIN Sports dhe bëri një rrëfim tronditës, ku konfirmoi se vuante nga depresioni dhe kaloi disa muaj shumë të vështirë larg vëmendjes: “Kam shumë probleme…”
Në intervistë, ai zbuloi gjithashtu se situata e tij e punësimit është e lidhur me një çështje ligjore. “Nuk mund të flas për këtë. Nëse jam në Intersport, është sepse po ndodh diçka që më ka shkaktuar mjaft probleme. Mund të them vetëm se jam në gjykatë. Nuk do ta bëj këtë përgjithmonë. Ishte që të mund të kisha një jetë shoqërore.”
Ish-mbrojtësi ka kujtuar edhe disa nga momentet më të mira në Barcelonë dhe me Mesin protagonist.
“Mesi ishte i pabesueshëm. Në stërvitje, nuk mund të bëje asgjë. Ndeshja 6-1 e kthimit kundër PSG-së, ishte magjike. Temperatura po rritej ndërsa loja përparonte dhe ajo natë ishte perfekte.”
Pastaj erdhi komenti i papritur që bëri bujë në media. Duke buzëqeshur gjatë intervistës, Mathju përfundoi intervistën.
“Mendoj se isha një gjuajtës më i mirë i goditjeve të lira se Mesi”, shtoi ai.