SPORT, 5 Dhjetor 2021, 23:26

Valencia fiton me përmbysje ndaj Celta Vigos

Valencia fiton me përmbysje ndaj Celta Vigos

Valencia është rikthyer tek fitorja, pasi ka mundur me përmbysje Celta Vigon në transfertë, duke vijuar ecurinë pozitive, pa humbje. Vendasit e nisën me vrull ndeshjen, duke qenë më kërkues e u shpërblyen pas vetëm 11 minutash lojë, me golin e Iago Aspas. Festa e Celta Vigos nuk zgjati shumë, pasi në të 19-tën Duro shënoi golin e barazimit.

Pjesa e pjesa e dytë nisi me një tjetër ritëm për Valencian, që u shfaq më këmbëngulëse në lojën e saj. Në të 55-ën, Jose Gaya shërbeu për Maximiliano Gomez, i cili nga brenda zone shënoi golin e përmbysjes. Minutat e mbetura ishin të ekuilibruara, me të dyja skuadrat që krijuan pak momente të rrezikshme deri në fund.

Valencia shkon në kuotën e 22 pikëve, duke u renditur pas Barcelonës, në vendin e shtatë, ndërsa Celta Vigo mbetet me 16 pikë, në vendin e 14.