TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sporti i karatesë nuk është më ekskluzivitet i meshkujve. Në fshatin Dushk të Lushnjës, jeton Amanda Dedej, e cila është 12-vjeçe dhe merret me karate. Ajo ka fituar deri tani 32 medalje ari nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Të parën e ka marrë në moshën 8-vjeçare, ndërsa së fundmi është shpallur nënkampione Ballkani për moshën nga 10 deri në 13 vjeçe, garë e zhvilluar në Turqi.
Për këtë vit Amanda pretendon të shpallet kampione bote në kampionatin e radhës, i cili do te mbahet në Kroaci nga 24 deri me 26 qershor.