SPORT, 7 Qershor 2024, 19:57

Shpërthen legjenda gjermane, Oliver Khan: Nojer nuk ka më gjunjë për 50 ndeshje brenda një viti

Shpërthen legjenda gjermane, Oliver Khan: Nojer nuk ka më gjunjë

Ish-portieri legjendar i Bajern Mynih dhe përfaqësues gjermane Oliver Kahn ka analizuar situatën e portierëve të Gjermania, pa anashkaluar edhe pasojat e gafës së Nojer karshi Realit: “Manuel Nojer ka lënë gjurmë të rënda në historinë e futbollit modern.

Këtë nuk mund ta mohoi askush. Ai së fundmi është rikuperuar nga një dëmtim i rëndë. Manuelit iu desh kohë relativisht e gjatë për të zbritur sërish në fushë. Nuk është e lehtë, por me punë Nojer e fitoi me meritë pozitën e titullarit në kombëtare. Skenat e fundit për numrin 1 te Gjermania nuk është e denjë. Trajneri duhet ta qartësojë vendimin përfundimtar. Mbi rastin e gafës kundër Realit, e justifikojë se ai nuk ka bërë pushim pas rikuperimit.

Gjatë kohës kur unë inkuadrohesha te Bajerni, Mikael Rensing më zëvendësonte në ndeshje të caktuara, teksa rigjeneroja energjitë. Në Mynih nuk ka ndodhur kështu. Mosha është një komponentë shumë i rëndësishëm. Ai nuk është në gjendje të jetë në fushë për 50-60 ndeshje në vit”, përfundoi Kahn.