SPORT, 7 Qershor 2024, 15:28

Europiani, Kimmich: Gati për historinë, ndjesi ndryshe kur kompeticioni mbahet në shtëpi

Europiani, Kimmich: Gati për historinë, ndjesi ndryshe kur

Lojtari i Gjermanisë, Kimmich ka dhënë opinionin e tij në prag të Europianit.

Ai nuk heziton të kthehet mbrapa në kohë, duke hapur kështu “sirtarin” e kujtimeve.

“Më kujtohet qartë ndeshja hapëse e Kupës së Botës 2006. Vendi ynë rezultoi mikpritës dhe goli i Filip Lahm në takimin hapës ndaj Kosta Rikës nuk kam për të harruar kurrë. Është ndjesi ndryshe kur një kompeticion kaq elitare luhet në vendin tënd. Tashmë kam privilegjin të vesh fanellën e përfaqësueses dhe të shkruaj historinë” – tha ai.