SPORT, 7 Nëntor 2024, 19:19

Spikati kundër Juventusit dhe është në “orbitën” e tyre, por Zhegrova i shkel syrin rivalëve: Më pëlqen…

Spikati kundër Juventusit dhe është në

Edon Zhegrova po bën mjaft mirë me Lilë ku vëmendjen kryesore e ka fituar me paraqitjet e tij në Champions. Sulmuesi asistoi kundër Juventusit, ndërsa sfida u mbyll me barazimin 1 me 1.

Dhe një transferim te “Zonja e Vjetër” është përfolur gjatë verës. Zhegrova ka folur së fundmi në një intervistë për mediat italiane ku tregon

“Më pëlqen futbolli Italian, gjithmonë i ndjek skuadrat e mëdha si Milan dhe gjithashtu shoh ndeshjet e Juves. Në Kosovë ka shumë tifozë të Milanit, Interit dhe Juves. Unë në Seria A një ditë? Me të vërtetë më pëlqen Milani”, u shpreh Zhegrova.

Zhegrova mund të thuhet se shprehu fjalën e tij. Tashmë mbetet për t’u parë çfarë do ndodhë në janar apo verë.