SPORT, 16 Maj 2023, 22:59

Triumfi i Interit, kalon në finale pas 13 vitesh duke mposhtur rivalin e përbetuar Milan

Triumfi i Interit, kalon në finale pas 13 vitesh duke mposhtur rivalin e

Interi e ka eliminuar Milanin me rezultat të përgjithshëm 3-0 në gjysmëfinale, për të kaluar kështu në finalen e Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë përfundoi 2-0 në të mirë të Nerazzurëve, derisa sonte u vulos gjithçka në Giuseppez Meazza.

Rasti i parë serioz u krijua në minutën e 11-të, kur Brahim Diaz lëshoi një goditje të fuqishme, mirëpo Andre Onana bëri një pritje fantastike.

Interi filloi të krijonte lojën e vet, duke bërë presion të madh në rivalin lokal.

Por, të dyja ekipet ishin të vendosura mirë në fazën defanzive duke mos lënë hapësira.

Një mundësi të artë e lëshoi Rafael Leao në minutën e 38-të, pasi kaloi lehtë në mbrojten e Interit, por goditja e tij ishte e pasaktë.

Pas një minute, Edin Dzeko nuk ia doli të shënonte nga afërsia Mike Maignan, që bëri një pritje bravoroze.

Në 45 minutat e dytë, ishte një pamje tjetër, me Interin që ishte më i saktë para portës.

Dy skuadrat sërish filluan me kujdes të shtuar, por Milani e dinte se nuk kishte më çfarë të humbiste.

Nga kjo eufori, Nerazzurët i shfrytëzuan hapësirat e lëna bosh nga Rossonertë, për të kaluar në epërsi me golin e Lautaro Martinez që u asistua prej Romelu Lukakut në minutën e 74-të.

Pas vetëm katër minutash, sulmuesi argjentinas për pak sa nuk e befasoi Maignanin, që e kishte lëshuar portë e tij, por që francezi e dërgoi topin në korner.

Me këtë fitore, Interi kalon në finale të Ligës së Kampionëve, ndërsa nesër mbrëma, do ta mësojë kundërshtarin, në duelin mes Manchester Cityt dhe Real Madridit që luhet në Etihad Stadium.