TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Skuadra e tij është e treta nga fundi, por me lojën e treguar, sidomos ndaj të mëdhave, mund të ketë shpresë për të mbijetuar në Serinë A.
Edhe ndaj Milanit, Venecia e Eusebio di Françeskos tregoi forcë duke shënuar një gol që iu anulua për çështje centimetrash. Por, për trajnerin ishte një penallti e padhënë që ndikoi në rezultatin përfundimtar.
Milani nuk ka nevojë për të tilla ndihmëza. Ishte një arbitrim sipërfaqësor. Nuk dua të polemizoj për kryesorin, por duhet të kuptoni që luajmë për diçka të rëndësishme. Për më tepër, nuk meritonim kurrsesi humbjen”.