TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Interi pëson disfatë të hidhur 0-1 ndaj Romës në shtëpi, duke komplikuar në maksimum çëshjen e titullit.
Pjesa e parë u vendos nga një gol i Soule, i cili gjeti të papërgatitur portierin Sommer. Të besuarit e Inzaghit u përpoqën që të futeshin në lojë në pjesën e dytë, por pa rezultat.
Interi ka 71 pikë në vendin e dytë, po aq sa Napoli që ende nuk ka luajtur për këtë javë.
⚽️ GOAL: Soule
— Goals Xtra (@GoalsXtra) April 27, 2025
???????? Inter 0-1 Romapic.twitter.com/cJThX9Gi3P
Në "Giuseppe Meazza" vendasit e Interit u mposhtën 0-1 nga Roma dhe kanë bërë një hap fals në garën për titullin kampion. Tre humbje radhazi për djemtë e Simone Inzaghit që e shohin fatin jo në dorën e tyre, pasi Napoli ka shansin të marrë kreun i vetëm. Ndeshja në Milano u vendos nga goli i Soule në minutën e 22-të. Roma e Ranierit trondit kështu kampionët në fuqi të Interit, që kanë një kalendar të ngjeshur dhe në mesjavë luajnë kundër Barcelonës në gjysmëfinalet e Champions League. Me 71 pikë Interi mbetet në vendin e dytë të Serie A. Po aq pikë ka edhe Napoli, ndërsa skuadra e Contes ka një ndeshje më pak (kundër Torinos në 'Maradona').