TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Skënderbeu do të jetë pjesë e Kategorisë së Parë në sezonin e ardhshëm. Korçarët u mposhtën në shtëpi nga Bylisi, që fitoi 1 me 2 në javën e fundit të Superiores.
Skuadra e Ernest Gjokës zhgënjeu në finale ku bënte punë vetëm fitorja. Trajneri i bardhekuqve vendosi të largohet menjëherë nga stadiumi, siç u raportua në RTSH për mungesën e tij në intervistën pas ndeshjes.
Gjoka u afrua te korçarët pas largimit të Gvozdenoviç. Në fund të këtij sezoni, Skënderbeu shoqëron Laçin dhe bashkë do të përballen në të Parën.
Trajneri i ballshiotëve, Mezani bëri analizën e tij pas ndeshjes.
“Nuk është vetëm merita ime, është merita e Egbo, merita e Nevilit. Thjesht unë jam tani këtu dhe sigurisht më takojnë disa merita më shumë. Por është merita e të gjithëve. Ishte një ndeshje e bukur, e luftuar deri në fund dhe fati na buzëqeshi ne. Ishte e vështirë sepse ishte finale mes nesh dhe Skënderbeut dhe luhej në Korcë. Jam munduar që ekipi të jetë i qetë gjatë gjithë javës, edhe pse dihet që presioni ishte shumë i madh.
Kemi siguruar biletën për në Superiore sezonin tjetër. I thashë ekipit që nëse vinim për barazim në Korcë do të humbnim. Guxova me presionin lart sepse sic thashë, nëse rrinim në mbrojtje, do të humbnim”.
Verdiktet e tjera të Superiores panë Bylisin që të siguronte mbijetesën. Në anën tjetër, Tirana do të luajë finalen e “play-out”.