TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mohamed Salah tashmë mund të marrë frymë i çliruar. Me çështjen e kontratës të arkivuar, tani vjen edhe titulli.
Ai e ndjeu shijen e titullit në 2020-ën, por kjo nuk ka të krahasuar, duke qenë se është i pari që festohet me tifozët në stadium.
“E pabesueshme! Të fitosh Premier Ligën me tifozët, është diçka shumë e veçantë”, tha Mo Salah për “Sky Sports”.
I pyetur nëse kjo ndjesi është ndryshe nga ajo e pesë viteve më parë, ylli egjiptian u përgjigj: “Ah, kjo është shumë më e mirë, 100%, për shkak të tifozëve. Të tregosh që mund ta bësh sërish është diçka e veçantë”.
Në lidhje me stilin e trajnerit Slot, golashënuesi më i mirë i këtij sezoni tha: “Ai është shumë i ndershëm. Është mjaft i rreptë, por na e bën jetën më të lehtë, sepse të tregon qartë se çfarë duhet të bësh. Tani nuk më duhet të mbroj shumë!”