TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Basel po zhvillon një sezon mjaft pozitiv teksa kryeson kampionatin në Zvicër, sakaq luan edhe në finalen e Kupës. Mesfushori me origjinë shqiptare i kësaj skuadre, Xherdan Shaqiri dha një intervistë mjaft interesante për “20 minuten”.
“Po bëj çdo gjë që të jem i suksesshëm me Baselin. Tani mund të fokusohemi në ligë. Kemi ndeshje të vështirë me Servetten, por me stadiumin plot mund të bëjmë hapin para.
“Jam shumë i lumtur, të gjithë janë të lumtur. Në finale të kupës arrihet vetëm me shumë punë. Jemi të gjithë krenarë dhe duam të fitojmë trofeun në Bernë. Do të jetë një ndeshje e madhe në stadium të mbushur. Finalet e Kupës janë gjithnjë të veçanta”, ka shtuar Shaqiri.