SPORT, 22 Shtator 2025, 19:28

“Topi i Artë 2025”/ Pak orë na ndajnë nga shpallja e fituesit, Pedri ngel jashtë “Top 10”

“Topi i Artë 2025”/ Pak orë na ndajnë nga shpallja e

Këtë të hënë vendoset në Paris fituesi i Topit të Artë 2025, ku një emër i madh do të fitojë çmimin prestigjioz si lojtari më i mirë i sezonit që lamë pas.

Emra si Ousmane Dembele, Lamine Yamal, Raphinha, Salah e shumë të tjerë janë në garë për çmimin më të madh individual në futboll, teksa emri i fituesit, si rrallë herë, ende nuk është publikuar më parë nga mediat.

Përveç Topit të Artë, do të ndahen dhe çmime të tjera si Topi i Artë i Femrave, Lojtari më i mirë i ri, Klubi më i mirë i vitit etj.

Ceremonia gala do të startojë në orën 21:00, ndërkohë ka nisur publikimi i renditjes së 30 lojtarëve favoritë për ta fituar.