TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Manchester United ka shënuar një fitore të ngushtë, por të rëndësishme ndaj Chelseat në kuadër të xhiros së pestë të Premier League, duke e mposhtur rivalin londinez me rezultat 2:1 në një ndeshje plot emocione dhe tension.
Ndeshja u karakterizua nga intensitet i lartë dhe momente kyçe që përcaktuan fatin e saj. Manchester United mori epërsinë në minutën e 37-të me një gol të shënuar me kokë nga Harry Maguire, pas një harkimi të saktë nga këndi. Vetëm pak minuta më pas, "Djajtë e Kuq" mbetën me një lojtar më pak, pasi Casemiro u ndëshkua me karton të kuq (dy të verdhë) në fundin e pjesës së parë (45+5’).
Pavarësisht inferioritetit numerik, United shtoi përpjekjet dhe në minutën e 56-të, Bruno Fernandes dyfishoi epërsinë pas një aksioni të shpejtë dhe asisti të Dorgus.
Chelsea reagoi në pjesën e dytë dhe arriti të gjente rrjetën në minutën e 63-të përmes Wesley Fofana, por goli u anulua për pozitë jashtë loje. Presioni i "Blusë" vazhdoi dhe shpërbleu në minutën e 80-të, kur Trevoh Chalobah shënoi golin e vetëm për Chelsean, pas një asisti nga Reece James.
Në minutat e fundit, Chelsea kërkoi barazimin, por Manchester United menaxhoi mirë epërsinë dhe e ruajti rezultatin deri në fund.
Me këtë fitore, Manchester United ngjitet në vendin e nëntë të tabelës me 7 pikë, ndërsa Chelsea zbret në pozitën e gjashtë me 8 pikë.