TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Stiven Shpendi është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm te Empoli, duke zënë vendin e tij si titullar në Serinë B. Javën e fundit, Empoli barazoi pa gola ndaj Specias, aty ku Shpendi luajti për 90 minuta, por pa arritur të gjente rrugën e rrjetës.
Sakaq, sulmuesi shqiptar ka folur për mediat në lidhje me Empolin e ëndrrat e tij. Sulmuesi i Kombëtares nuk e ka fshehur dëshirën që ka për të luajtur me fanellën e Shqipërisë, ku herën e fundit ishte pikërisht vëllai i tij, Kristian Shpendi që gjithashtu aktivizohet në Itali e që është duket kaluar një formë mjaft të mirë me Çezenën, ku edhe po shënon gola duke ndihmuar skuadrën tij.
NDESHJA E FUNDIT- Ishte një pikë e rëndësishme kundër Specias sepse janë një ekip i shkëlqyer dhe gjithashtu për shkak të mënyrës se si shkoi ndeshja. Ne meritonim diçka më shumë në pjesën e dytë, por në fund ishte një barazim i mirë duke pasur parasysh se kishim mbetur disavantazh. Duhet të ndërtojmë mbi pjesën e dytë dhe reagimin që treguam; do të jetë i dobishëm për ndeshjet e ardhshme.
GOLAT- Përpiqem të bëj atë që më kërkon trajneri. Sigurisht, të qenit sulmues, shënimi i golave më jep vetëbesim, por nuk është një obsesion: Thjesht përpiqem të bëj më të mirën për ekipin dhe të kontribuoj. Pastaj, nëse shënoj, është diçka shtesë që më bën patjetër të lumtur. Po, mund të kisha shënuar më shumë sepse krijuam raste dhe sepse gjithmonë mund të bëjmë më mirë. Ne stërvitemi gjatë javës për të provuar të shënojmë gola, por duke pasur parasysh se sa shumë krijojmë, jam i sigurt se do të përmirësohem.
KONKURRENCA- Është aty dhe të bën të përmirësohesh. Të kesh kaq shumë sulmues të fortë ndihmon, është një bonus shtesë dhe një përfitim për ekipin”, u shpreh Shpendi në intervistën për mediat italiane.
KONKURRENCA ME VËLLAIN – Është një sfidë e shëndetshme. Dua të bëj më mirë se ai dhe ai dëshiron të bëjë më mirë se unë. Kjo në fund të fundit na ndihmon.
HOBI- Jashtë fushës, përpiqem të kaloj sa më shumë kohë të jetë e mundur me familjen time. Më pëlqen të shëtis nëpër Empoli, veçanërisht për të njohur qytetin.
ËNDRRA NË SIRTAR- Të luaja për ekipin kombëtar të të rriturve me vëllain tim. Kjo do të ishte e mrekullueshme.
NDESHJA E RADHËS- Do të jetë një ndeshje e vështirë. Ata janë një ekip i mirë që vijnë nga fitorja në fazën eliminatore të vitit të kaluar. Do të luajmë në një fushë të fortë, kështu që do të duhet të kemi qëndrimin e duhur që nga fillimi.