SPORT, 22 Shtator 2025, 16:13

Zhgënjimet te Reali, pas zëvendësimeve “tërbohen” dy futbollistë të madrilenëve

Zhgënjimet te Reali, pas zëvendësimeve

Vinicius dhe Mastantuono u tërbuan kur u zëvendësuan në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Espanyol. Dy shpërthime që nuk e shqetësuan fare Çabi Alonson, modeli i menaxhimit të të cilit është plotësisht i bazuar në performancë dhe meritë.

Pesë fitoret në pesë ndeshje të La Ligës dhe një tjetër në Ligën e Kampionëve e kanë vënë Madridin në krye të tabelës dhe të gjithë skuadrën me veshët ngritur, lojtarët e vetëdijshëm se mund të hyjnë ose të dalin nga fusha në çdo moment.

“E vetmja gjë që i mungonte Viniciusit ishte një gol. Është e vërtetë që ai doli nga fusha kur ndihej më mirë dhe mund të kisha pritur pak për ta zëvendësuar, por e kuptova që na duheshin lojtarë të rinj për të ruajtur kontrollin. Viniciusi donte të qëndronte sepse ndihej mirë.

Edhe Mastantuono, për shembull. I zemëruar? Ai nuk ishte shumë i lumtur, por as Franko. U ndodh të gjithëve, por jam shumë i kënaqur me performancën e Viniciusit. Kalendari është i vështirë dhe duhet të vazhdojmë”– ka deklaruar trajneri bask i Realit. Pa dyshim, rasti më i habitshëm është ai i Vinit , i cili nga lojtar bazë është kthyer në një zëvendësueshëm të zakonshëm.

Çabi ka ‘shpikur’ një rival për Vinin në figurën e Rodrygos, një lojtar që dukej se ishte me një këmbë jashtë ekipit gjatë verës, por që është futur plotësisht në një skenar të ri, atë të konkurrencës me Vinin në krahun e majtë.