SPORT, 22 Shtator 2025, 17:24

Di të fitojë zemrat e tifozëve kudo ku shkon, Myrto Uzuni kthehet në ultras edhe te klubi amerikan

Di të fitojë zemrat e tifozëve kudo ku shkon, Myrto Uzuni kthehet

Pas disa kohësh përshtatje, Myrto Uzuni është kthyer në kryefjalën e Austin. Sulmuesi shqiptar i dha dje fitoren skuadrës së tij, me një gol në frymën e fundit kundër Sitëll.

Dhe tifozët e kanë tashmë idhull Uzunin te klubi amerikan. Pas sfidës që u luajt sot, 30-vjeçari u përfshi me pjesën e tifozerisë prapa porte duke udhëhequr koret e tij.

E njëjta gjë ndodhte me të edhe në Spanjë apo Hungari. Uzuni padyshim që di të fitojë zemrat e tifozëve me atë që jep në fushën e blertë.

Vetëm në tetë sfidat e fundit që ka luajtur, Uzuni ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar dy të tjerë. Shifra që tregojnë impaktin tek ekipi i tij.