SPORT, 23 Korrik 2023, 14:19

Tjetër kalim në Arabi, Alex Telles firmos me Al-Nassr

Tjetër kalim në Arabi, Alex Telles firmos me Al-Nassr

Pas afrimeve të dy mesfushorëve, Seko Fofana e Marcelo Brozovic, ditën e sotme, “gjigandët” sauditë të Al-Nassr ka prezantuar transferimin e tyre të ri, i cili këtë herë vjen nga “djajtë e kuq” të Manchester United.

Bëhet fjalë për anësorin e krahut të dajthë të mbrojtjes, Alex Telles, i cili ditën e sotme ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me klubin e tij të ri. Për kartonin e braziliani sauditët derdhën në “arkat” e United vetëm 7 milionë euro, ndërsa përsa i përket pagës asgjë nuk është zbuluar.

Për Telles, arabët e Al-Nassr janë klubi i shtatë në karrierë, teksa më parë ka luajtuar për skuadra si Gremio, Galatasaray, Inter, Porto, Sevilla e së fundmi “djajtë e kuq” të Manchester United.