SPORT, 26 Tetor 2024, 14:25

Conte: S’më intereson Inter-Juve, jam i fokusuar te ndeshja ndaj Lecces

Conte: S’më intereson Inter-Juve, jam i fokusuar te ndeshja ndaj

Numri një i stolit të Napolit, Antonio Conte u pyet për supersfidën Inter-Juventus, teksa trajneri i njohur mbahet mend për faktin se ka drejtuar të dyja këto ekipe.

Conte u shpreh se nuk i intereson kjo përballje, pasi është i fokusuar te ndeshja me Leccen.

“Inter-Juventus? Nuk shkoj kurrë të shoh skuadrat tona rivale. Duhet të jetë kështu për mua, për lojtarët dhe për të gjithë ambientin. Do të jemi të përqendruar në ndeshjen tonë”- tha ai.