SPORT, 13 Korrik 2024, 15:29

“Të gjithë njerëzit” e finales, De La Fuente dhe Southgate nuk ndryshojnë formacionet

“Të gjithë njerëzit” e finales, De La Fuente dhe

“Skuadra që fiton nuk ndryshohet”. Këtë ligj të pashkruar të futbollit duket se do ta zbatojnë me përpikmëri dy trajnerët e finales së Euro 2024, Gareth Southgate i Anglisë dhe Luis de la Fuente i Spanjës.

Sipas të gjitha projektimeve të mediave angleze dhe atyre “iberike” të dy teknikët nuk do të heqin dorë nga njerëzit e tyre më të besuar.

Southgate u kritikua shumë që kur publikoi listën e lojtarëve, por zgjedhjet e tij, edhe pse nuk sollën një futboll i bukur, i dhuruan “Tre Luanëve” finalen e Euro 2024 dhe në finale tekniku nuk do të humbasë shansin e fundit për të ngritur lart trofeun, ndërsa pritet të zbresë në fushë me të njëjtin formacion.

Pickford në portë, ndërsa përpara tij sërish Walker, Guehi, Stones dhe Trippier, edhe një herë të preferuar ndaj Luke Shaw. Nuk ndryshon as mesfusha me Rice dhe Mainoo, ndërsa Saka, Bellingham dhe Foden do të ndihmojnë kapitenin Harry Kane në majën e sulmit.

Ndryshe nga anglezët, “Furitë e Kuqe” kanë treguar se dinë të fitojnë edhe kur ndryshojnë, si në rastin e ndeshjes në grup kundër Shqipërisë dhe asaj gjysmëfinale kundër Francës. Në rastin e parë, De la Fuente la pushim thuajse të gjithë titullarët, ndrësa në të dytin ishte i detyruar të bënte pa tre lojtarë të rëndësishëm për shkak të kartonëve dhe dëmtimeve.

Për finalen e së dielës janë kthehen nga pezullimi Carvajal dhe Le Normand, që do të zbresin menjëherë në fushë për të plotësuar mbrojten bashkë me Laporta dhe Cucurella. Mesi I fushës do t’i besohet treshes Rodri, Fabian Ruiz dhe Dani Olmo. Dyshja e mrekullive Nico Ëilliams dhe Lamine Yamal sërish do të pozicionohen në krahë, ndërsa Morata në majën e sulmit.

Zgjedhje të njëjta nga trajnerët, por siç kanë treguar dy skuadrat gjatë gjithë “Euro 2024” edhe finalja e Berlinit do të luhet me stile shumë të ndryshme.