TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Samuele Longo është goditja e parë për Milanin U-23 që do të luajë në Serinë C sivjet. Megjithëse 32-vjeçar, rregullorja lejon federimin e disa futbollistëve mbi moshë, e nga këtu lind ideja e klubit për një përforcim që kategoritë e ulëta në Itali njeh mirë.
Sulmuesi e nisi karrierën në ekipet zinxhir të Interit, teksa në kohët e Kaljarit shihej si bomberi i së ardhmes edhe për kombëtaren italiane. Disa dëmtime dhe sezone të pafata, penguan rritjen e Longos që tashmë ia bashkëngjit emrin një klubi të madhe falë kësaj zgjedhje. Klubi kuqezi, ndërkohë, ka njoftuar federimin e futbollistit që ka kryer me sukses edhe vizitat mjekësorë për “Djallin”.