SPORT, 12 Korrik 2024, 15:32

Tronditet futbolli brazilian, portieri qëllohet me armë nga polici brenda në fushë (VIDEO)

Tronditet futbolli brazilian, portieri qëllohet me armë nga polici

Në ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin brazilian, ku në fundin e takimit Gremio Esportivo Anapolis-Centro Oeste, pati një përplasje mes lojtarëve të të dyja skuadrave. Kjo gjë bëri ndërhyrjen e policisë për të qetësuar “gjakrat”, gjë e cila duket se nuk ndodhi.

Njëri prej tyre ka goditur me armë zjarri portierin e Gremios, i cili u transportua menjëherë drejt spitalit. Klubi dënoi incidentin, i cili në një deklaratë shkruante: “Një akt të tmerrshëm, i pabesueshëm dhe kriminal nga dikush që duhet të garantojë sigurinë dhe integritetin e njerëzve”.

Mediat në Brazil bëjnë me dije se gjendja e portierit është e stabilizuar dhe është jashtë rrezikut për jetën.