SPORT, 2 Tetor 2025, 15:39

Barazimi me Villareal, mesfushori i Juventusit: Na mungon menaxhimi

Barazimi me Villareal, mesfushori i Juventusit: Na mungon menaxhimi

Mesfushori i Juventusit, Manuel Locatelli, foli për Prime Video pas barazimit 2-2 në Villarreal.

“Ishte një ndeshje intensive. Duhet të kishim bërë më mirë në pjesën e parë, por bëmë mirë në të dytën. Menaxhimi i rezultatit është diçka që na mungon; është vërtet për të ardhur keq.

“Na duhet pak më shumë ekuilibër dhe kjo në fund të fundit çon te goli” – tha Locatelli. Ndeshja e radhës për Juventusin në Champions është ndaj Realit.