SPORT, 22 Shtator 2022, 10:19

Stërvitje e plotë, Shehi mendon për Partizanin. Ja rreshtimi i mundshëm i bardhebluve në derbin e kryeqytetit

Stërvitje e plotë, Shehi mendon për Partizanin. Ja rreshtimi i

Tirana ka vazhduar me përgatitjet për sfidën me të kuqtë në derbi. Skuadra është e plotë me përjashtim të lojtarëve të grumbulluar me kombëtaret dhe Qefalijës së dëmtuar. Edhe Najdovski është bashkuar me ekipin, ndërsa Shehi ka mbajtur një analizë me grupin para stërvitjes së djeshme.

Tirana pritet të jetë e plotë në këtë derbi të parë të sezonit. Bardheblutë, me në krye Shehin, kanë një rekord pozitiv në derbi. Prej pesë ndeshjesh nuk njohin humbje dhe nuk munden prej një sfide në kampionatin e para dy viteve.

Trajneri i Tiranës shpreson që me të kuqtë ta ketë skuadrën të plotë dhe të luajë me gjithë më të mirët.

Tirana në këto pesë javë të para ka grumbulluar tetë pikë, duke pasur dy fitore, dy barazime dhe një humbje.

Prova e vërtetë e skuadrës së Shehit është Partizani. Nëse fitojnë me të kuqtë ata janë pretendentë për titullin kampion.

Stërvitje e plotë, Shehi mendon për Partizanin. Ja rreshtimi i