SPORT, 21 Shtator 2022, 10:12

Situata te kuqezinjtë/ Vijojnë përgatitjet, Uzuni stërvitet i veçuar. Ja formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Izraelit

Situata te kuqezinjtë/ Vijojnë përgatitjet, Uzuni stërvitet

Kombëtarja ka zhvilluar dje seancën e dytë stërvitore në prag të ndeshjes së ditës së shtunë ndaj Izraelit në transfertë.

Nën urdhrat e trajnerit Reja dhe stafit të tij kanë qenë të gjithë lojtarët e ftuar për dy sfidat e Ligës së Kombeve.

Ekipi ka zhvilluar një seancë të plotë të kombinuar mes ushtrimeve fizike dhe atyre taktike.

Edhe në këtë seancë me grupin nuk është stërvitur Myrto Uzuni, i cili ka vijuar me një nga trajnerët e përgatitjes atletike një seancë veçmas duke vijuar rikuperimin nga dëmtimi.

Pjesë e grupit ka qenë sërish sulmuesi i ri, Eljon Toçi, i cili po stërvitet prej dy ditësh me Kombëtaren A.

Kuqezinjtë do të vazhdojnë përgatitjet në Durrës deri të premten, kur do të nisen për në Tel Aviv.

Situata te kuqezinjtë/ Vijojnë përgatitjet, Uzuni stërvitet