SPORT, 21 Shtator 2022, 23:12

Nations League/ Ukraina e pafuqishme, Skocia fiton dhe zë vendin e parë

Nations League/ Ukraina e pafuqishme, Skocia fiton dhe zë vendin e

Skocia ka fituar pa problem ndaj Ukrainës me rezultatin 3-0, në ndeshjen e vlefshme për grupin 1, Liga B e Nations League 

Pjesa e parë është mbyllur në barazimin pa gola, edhe pse skocezët janë treguar të rrezikshëm.

Intervali i dytë kohor ishte pothuajse i njëjtë deri në minutën e 70-të, ku Skocia gjen rrjetën e portës me anë të McGinn. Vendasit dominuan totalishtë situatën, ku madje në minutën e 80-të dyfishojnë shifrat me anë të Dykes. Skocezët nuk u mjaftuan me kaq, pasi në minutën e 87-të Dykes shënon përsëri.

Kështu, me këtë fitore, Skocia zë vendin e parë në grup me nëntë pikë, ndërsa Ukraina e ndjek nga pas me shtatë pikë.