SPORT, 30 Shtator 2023, 16:01

Barcelona triumfon ndaj Sevilles prej autogolit të Sergio Ramos

Barcelona triumfon ndaj Sevilles prej autogolit të Sergio Ramos

Barcelona ka arritur të mposht mbrëmë Sevillen në shtëpi me rezultatin minimal 1-0.

Katalanasit ishin me shumë fat, pasi goli erdhi prej mbrojtësit të miqve, Sergio Ramos, i cili dërgoi gabimisht topin në rrjetën e ekipit të tij. Ndeshja ishte mjaft intensive pasi Seville rezultoi një “kockë e fortë” për ekipin e Xavit.

Goli u arrit vetëm në minutën e 76′ pas një topin të shtyrë me kokë në qëndër të zonës nga Yamal dhe që u devijua nga Ramos për në rrjetë.

Me këtë fitore blaugranat riumarrin vendin e parë, megjithatë duhet të presin sot ndeshjen mes Gironës dhe Real Madrid.