TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kampionati Europian është një vitrinë talentesh ku loja e bukur nuk mungon.
Driblimet më mbresëlënëse të fazës së grupeve janë publikuar nga UEFA dhe një nga këto është i shqiptarit Kristjan Asllani.
22-vjeçari shmangu me mjeshtëri spanjollin Alejandro Baena Rodriguez në çastet e fundit të sfidës. Baena kishte pak minuta që ishte aktivizuar si zëvendësues, ndërsa Asllani luante prej fillimit, por tregoi më freski.
Në këtë listë janë edhe belgu De Bruyne, talenti gjerman Musiala apo ai spanjoll Yamal. Kristjan Asllani u aktivizua në të tre ndeshjet e Shqipërisë në grupet e Euro 2024, duke regjistruar pesë driblime.