SPORT, 22 Janar 2026, 18:09

S’kishte zgjedhje tjetër, Konseisao zyrtarizon vendimin për Mario Mitajn! Lideri i Kombëtares nuk surprizohet

S’kishte zgjedhje tjetër, Konseisao zyrtarizon vendimin për

Mario Mitaj është kthyer në llogaritë e skuadrës së Al Itihad, dhe për më tepër si titullar. Trajneri Konseisao e preferon sot nga minuta e parë në javën e 17 të kampionatit arab, pikërisht përballë Al Qadsiah.

Sfida mes dy skuadrave do të nisë në orën 18:30. “Panorama Sport” e kishte paralajmëruar këtë ndryshim, ndërsa Konseisao ishte shigjetuar për zgjedhjet e mëparshme. Kështu edhe mbrojtësi shqiptar nuk mund të thuhet se është surprizuar.

Mitaj qëndroi për pesë ndeshje radhazi në tribunë, si asnjëherë tjetër ku nuk lidhej një dëmtim. E para ishte për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve, ndërsa katër të tjerat si zgjedhje teknike të portugezit.

Krahu i majtë sheh sërish Mitajn në fushë. Sinjale të mira edhe për Kombëtaren, pasi 22-vjeçari është titullar i rëndësishëm për kuqezinjtë dhe mungesa e minutave u kthye në problem.