SPORT, 30 Nëntor 2021, 14:39

Skandali i plusvalencave në Itali, zgjerohet rrethi i skuadrave të përfshira. Në listë dhe kampionët e Serisë A

Skandali i plusvalencave në Itali, zgjerohet rrethi i skuadrave të

Problemi i plus-valencave në Itali ka marrë një shtrirje tjetër, ku përveç Juves, akuzohen dhe pesë skuadra të tjera të Serisë A.

Përveç bardhezinjve, listës i janë shtuar Napoli, Interi, Atalanta, Sampdoria dhe Xhenoa, të cilat dyshohen gjithashtu se kanë devijuar në paraqitjen reale të ardhurave nga shit-blerjet.

Rast konkret është ai i aksit Inter-Xhenoa ku që nga viti 2018, janë kryer gjashtë transferta me vlerë totale 78 milionë euro. Por lojtarët që kane qenë pjesë e tratativave janë të njëjtët të cilët janë shkëmbyer shumë herë duke formuar këtë trinom.

Bëhet fjalë për portierin Radu, sulmuesin Pinamonti dhe mbrojtësin Vanheuzden, ky i fundit u shit te Standard Liezh, dhe u rible pa u përdorur kurrë. Atalanta po hetohet për transferimin e mbrojtësit Romero te Totenhem, që i kushtoi spërsave 50 milionë euro, ndërsa Napoli dyshohet se ka manipuluar transferimin e sulmuesit Osimhen.

Një skandal i vërtetë, ky më e prekura është Juve pas në 64 transferta të dyshimta, bardhezinjtë mbajnë rekord me 42 prej tyre.