SPORT, 23 Nëntor 2024, 19:22

Silvinjo nuk e sheh, por Shpendi vazhdon të mahnisë në Itali

Silvinjo nuk e sheh, por Shpendi vazhdon të mahnisë në Itali
Sulmuesi i Kombëtares U21, Kristian Shpendi padyshim po kalon momentin më të mirë në karrierë.

Ai ka gjetur një tjetër gol me skuadrën e tij në Serinë B.

Në minutën e 65-të të sfidës, Shpendi ka realizuar gol për Çezenën duke rikthyer baraspeshën në sfidën me Rexhianën. Aktualisht ndeshja është në shifrat 1-1.