TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Skiatorja shqiptare Lara Colturi shkruan historinë. Colturi u rendit në vendin e dytë, në garën e Sllallomit për femra. Në pisten austriake të Grugl, më mirë se Colturi bëri vetëm Mikaela Shiffrin, teksa në total garonin jo pak por 75 rivale.
18-vjeçarja shkëlqeu sot, teksa regjistroi kohën 1’40″77, ndërsa Shiffrin që triumfoi, ia doli për 1’40’22. Për Colturin kjo ditë është historike, pasi për herë të parë e sheh veten në top-3 në një garë të Kupës së Botës. Me interes të madh pritet të shihen paraqitjet e saj, me të ardhmen që duket e ndritur.