TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kristian Shpendi është një ndër emrat që po përmendet më shumë në Itali. Sulmuesi i ekipit Shpresa, po kalon një formë mjaft të mirë te Çezena në Serie B, duke bërë që Fiorentina të bëjë hapa konkretë për ta pasur. Por në Serie A ka klube të tjera të interesuara.
Fiorentina ka ofruar 10 milionë euro për Kristian Shpendin, sulmuesin e ekipit Shpresa të Shqipërisë, i cili po kalon një formë mjaft të mirë te Çezena. Vjollcët i kanë idetë e qarta sa i përket përforcimeve në repartin ofensiv.
Presidenti Roko Komiso është gati që të investojë nëse gjendet kandidati i duhur. Në skuadër mungon një sulmues me karakteristikat e Kin. Dhe Shpendi shikohet si futbollisti ideal për ta zëvendësuar atë në ekip, raporton Viola News.
Deri më tani, në Serie B, lojtari kuqezi ka realizuar tetë gola, duke treguar e mund të rritet ende më shumë edhe se ka potencial. Por interesim për 21-vjeçarin ka edhe nga Lacio, Atalanta dhe Torino. Është kjo arsyeja se përse, vjollcët kanë hedhur hapa konkretë.
Te Fiorentina mbizotëron ideja se Shpendi është një investim i mirë, pasi ka potencialin të rritet dhe i përshtatet filozofisë së klubit.
Cristian Shpendi ka luajtur shtatë ndeshje me kombëtaren U-21 të Shqipërisë dhe ka shënuar një gol, ndërsa ende trajneri Sylvinho nuk është bindur për ta afruar në ekipin e parë, edhe pse golat e kuqezinjve në Ligën e Kombeve ishin me "pikatore".