TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ernest Muçi nuk do të jetë në dispozicion të Trabzonsporit për ndeshjen e nesërme me Alanjaspor. Ky takim është i vlefshëm për javën 29 të Superligës turke.
Klubi ka zyrtarizuar listën me lojtarët e gatshëm, ndërsa Muçi nuk ia doli. Për shkak të dëmtimit që pësoi në javën e kaluar, Muçi humbi edhe takimin me Gallatasarajn.
Mesfushori me tipare sulmuese u paraqit në seancën e djeshme stërvitore, për të testuar veten. Në fund, rezulton që është shpejt për t’u rikthyer në fushë.
Trabzonspori mund të luajë mundësitë e tij për titullin kampion. Aktualisht regjistron 4 pikë më pak se Gallatasaraj i vendit të parë.