TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shqipëria do të luajë nesër kundër Polonisë në Air Albania, ndeshje e vlefshme për kualifikueset EURO 2024. Kjo është një sfidë kyçe për kuqezinjtë, rezultati i së cilës mund ta dërgojë Shqipërinë në kampionatin Europian për herë të dytë në histori.
Trajneri Sylvinho po i jep dorën e fundit përgatitjeve, por ende s’është vendosur kush janë titullarët që do ta nisin nga minuta e parë.
Në portë pritet t’i besohet sërish Etrit Berishës, ndërsa prapavija do të përbëhet nga katërshja Hysaj – Ismajli – Gjimshiti – Mitaj. Në mesfushë me gjasë nuk do të ketë ndryshime. Paraqitja fantastike në Çeki pritet t’i besohet sërish Ramadanit, Asllanit dhe Bajramit.
Balotazhi është i madh në sulm ku me gjasë Seferi do të ulet në stol për t’i lënë vendin Myrto Uzunit. Ndërkohë nga ana e djathtë, Jasir Asani do të jetë titullar, kurse në majën e sulmit mund të jetë sërish Sokol Cikalleshi.