TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

David Atanaskoski i ka dhënë fund aventurës së tij me Partizanin pas dy sezonesh që ka kaluar me “demat”.
Lajmin e ka konfirmuar vetë mbrojtësi maqedonas, i cili me anë të një postimi në “Instagram” ka falënderuar klubin e kuq të kryeqytetit.
Në total për Partizanin, Atanaskoski ka luajtur 81 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ku numëron 2 gola dhe 3 asiste, teksa gjithashtu ka arritur të fitojë një herë Superioren dhe një herë Superkupën e Shqipërisë.