SPORT, 27 Maj 2024, 19:59

Rrëfimi i Lautaro: Pata vështirësi në fillim te Interi, zikaltërit mbeten zgjedhje zemre

Rrëfimi i Lautaro: Pata vështirësi në fillim te Interi,

Në fjalen e tij para mikrofonave të podcast-it të Diletta Leotta-s “Mamma Dilettante”, i shoqëruar nga gruaja e tij Agustina Gandolfo, Lautaro Martinez foli për përvojën e tij në Inter.

“Vitin e parë në Itali ishte Icardi. Luajta pak. Mendova gjithashtu të largohesha dhe të kthehesha në Argjentinë. Gjithsesi, për mua ishte thelbësore që u dashurova me këtë fanellë që nga dita e parë.

Kur isha te Racing kisha tre oferta nga Evropa. Interi ishte më i interesuari, më konkreti. Kam folur shumë me Militon, Diego më këshilloi të vij këtu” – tha ai.