TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Stade de Reims rikthehet në betejë për Davide Ancelottin. Klubi francez i Ligue 1 përshpejton për nënshkrimin me ndihmës trajnerin e ri të Real Madridit, pasi ai është prioriteti i tyre për zëvendësimin e Will Still në stol.
Sipas RMC Sport, negociatat do të intensifikohen pas finales së Ligës së Kampionëve që skuadra Merengue do të luajë këtë të shtunë kundër Borussia Dortmundit në ‘Wembley’, ndeshja e fundit e bardhezinjve për sezonin aktual.
Davide Ancelotti, i lindur 34 vite më parë në qytetin italian të Parmës, do të ishte shumë pranë nisjes së aventurës së tij si trajner i parë. Interesimi i Reims për djalin e Carlo Ancelottit nuk është i ri, pasi skuadra franceze e ka testuar prej disa kohësh. Atë në sy e ka pasur edhe Evertoni nga Premierliga angleze.
Më 2 maj, Reims e zyrtarizoi përmes një deklarate, se Will Still nuk do të vazhdojë sezonin e ardhshëm në klubin nga rajoni i Shampanjës. Trajneri shumë i ri belg, 31-vjeç, mbërriti si zëvendësues i katalanasit Òscar Garcia, për të cilin ishte asistent. Megjithatë, një 'menaxher' u vendos në një stol elitar pa titullin e trajnerit, duke e detyruar Reims të paguajë një gjobë prej 25 mijë eurosh për ndeshje.
Tashmë Davide Ancelotti, me kontratë me Real Madridin deri më 30 qershor 2026, i jepet mundësia e madhe për të drejtuar një ekip për herë të parë si trajner, megjithëse ka përvojë të gjerë në klube të nivelit të lartë, pasi ka shërbyer me babain e tij, si asistent te Everton, Napoli, Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain.
Aftësia e tij si strateg dhe përdorimi i teknologjive të reja në futboll vlerësohen shumë nga një ekip i Reims, që konsideron se profili i tij është shumë i vlefshëm për të marrë frenat e një ekipi që ka qenë i nënti në Ligue 1 të përfunduar së fundmi dhe që synon të kualifikohet për fushatën e radhës për Europën.