SPORT, 27 Maj 2024, 11:06

Rregullorja/ Egnatia fitoi gjithçka, ja çfarë ndodh me Superkupën e Shqipërisë

Rregullorja/ Egnatia fitoi gjithçka, ja çfarë ndodh me

Egnatia fitoi titull dhe kupë këtë sezon, ndërsa tashmë rregullorja e FSHF-së, parashikon që finalen e Superkupës do ta luajë kundër Kukësit.

“Në rast se një ekip brenda sezonit shpallet njëkohësisht kampion i Superiores dhe fitues i Kupës, atëherë Superkupa e Shqipërisë do të luhet mes ekipit kampion të Superiores dhe atij finalist të Kupës”, thotë rregullorja.

Kësisoji, Kukësi finalist që ka zbritur në Kategorinë e Parë do të përballet sërish me Egnatian.