TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rikthim i bisedimeve mes Interit dhe Xhakomo Raspadorit. Administratori i deleguar i zikaltërve, Bepe Marota, pasi e kërkoi me ngulm në merkaton verore, është rikthyer sërish te objektivi i verës dhe duket se janë krijuar të gjitha kushtet për transferimin e sulmuesit nga Sasuolo te Interi në janar.
Marota ka nisur bisedimet dhe negociatat në janar mund të zhbllokohen, pavarësisht se klubi emilian e vlerëson 40 milionë euro, mbi bazën e një operacioni të huazimit dhe të përfshirjes së disa talenteve të reja si Agume, Mulatieri, Satriano ose Pirola.
Një ide që stimulon Simone Inzagin dhe Raspadorin, i cili do të ishte gati për të luajtur shansin e tij në një klub të madh. Trajneri i zikaltërve gjithashtu do t’i japë dritën jeshile largimit të Aleksis Sançez dhe tani i takon drejtuesve të gjejnë një destinacion të besueshëm.