TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në Paris nuk ia falin Realit manovrat që klubi madrilen po bën për të marrë nga kryesuesit e klubit francez sulmuesin Kilië Mbape.
Dhe, siç raportojnë mediat franceze, ata po përgatisin hakmarrjen ndaj Realit. Ata duan t’i japin një goditje të fortë Realit, teksa objektivi i PSG-së është kapiteni i Realit, Karim Benzema.
Portali “Le10Sport” ka bërë me dije se presidenti i PSG-së, Naser AlKelaifi ëndërron dhe është i vendosur që të bëjë gjithçka për të sjellë në Paris sulmuesin e Madridit. Natyrisht që kjo nuk është një detyrë e lehtë për Parisin, pasi Karim Benzema është mjaft i lidhur me Realin dhe vështirë të largohet nga kryeqyteti spanjoll.
Megjithatë, portali në fjalë bën me dije se presidenti i PSG-së është ofruar i gatshëm t’i plotësojë çdo kusht Benzemasë, mjafton ta vendosë nën urdhrat e Poçetinos, duke nisur nga viti 2022. Benzema është golashënuesi më i mirë në Spanjë në këtë sezon dhe është një ndër kandidatët për të fituar “Topin e Artë”.
Ndërsa i ngacmuar për të ardhmen e tij, pak kohë më parë ai ka theksuar se dëshiron ta mbyllë karrierën në klubin ku e nisi atë, Olimpiku i Lionit. Nga ana tjetër, Reali i Madridit nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Benzema.
Madje, presidenti Perez po punon shumë fort për të ndërtuar një sulm “atomik” për sezonin e ri, ku veç dyshes Benzema-Vinicius që janë te Reali, ai kërkon të afrojë dhe Ering Halandin e Kilië Mbapenë. Praktikisht, një “poker asash” për Ançelotin.
Duke qëndruar të temën e “Topit të Artë”, Karim Benzema ka gjetur mbështetjen edhe të trajnerit të kombëtares franceze, Didie Deshamp.