SPORT, 9 Nëntor 2021, 12:46

Në lojë kualifikimi, Italisë do ti mungojnë titullarë, Mancini: Ndeshja me Zvicrën do të jetë e vështirë

Në lojë kualifikimi, Italisë do ti mungojnë titullarë,

Në sfidën më të rëndësishme të kualifikueseve, atë përballë Zvicrës, ku luhet vendi i parë në grup, Italia humbet dy titullarë me peshë, Zaniolo dhe Pellegrini, të cilët pas ekzaminimeve janë rikthyer në shtëpi.

Në lidhje me Barella, situata e mesfushorit të Inter nuk është shqetësuese por do të monitorohet në ditët në vijim. Gjithçka në rregull kur bëhet fjalë për dyshen e qendrës, Bonucci-Chiellini.

Në konference për shtyp, trajneri Roberto Mancini vlerësoi Zvicrën dhe kërkon nga ekipi të jenë të qetë:

“Duhet të jemi të qetë për të përgatitur si duhet këtë sfidë të rëndësishme. Historia na ka treguar se ndeshjet me Zvicrën janë gjithnjë të vështira por nëse luajmë si në sfidën e parë do të arrijmë një rezultat të mirë.

Unë besoj se do të bëjmë edhe më mirë, nëse fitojmë këtë sfidë praktikisht do të jemi të kualifikuar për në botëror”, u shpreh Roberto Mancini.